26 vjet nga Masakra e Qyshkut, forcat serbe vranë dhe masakruar barbarisht 44 qytetarë

Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kishin vrarë dhe masakruar barbarisht 44 qytetarë.

Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Fshati ishte rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty ishin dëbuar më shumë se 400 civilë.

Isa Gashi është njëri nga të mbijetuarit e masakrës se Qyshkut të Pejës.

Dorcat serbe ia vranë e masakruan tre vllezër bashkë 44 burra të tjerë. Gashi me heret ka treguar se i plagosur rëndë mezi kishte arritur të shpëtonte.

“Na kanë rrethuar në ora 7 ose 8 të mëngjesit dhe na kanë zënë rob, na kanë mbështet te lapidari, na kanë rrethuar na kanë ndarë në tre grupe, gra, fëmijë, por më vonë i larguan gratë dhe fëmijët. Unë kam ra te vëllai i plagosur, e vëllai tjetër dhe një fqinjë mbi mua, ata dytë të vdekur, aty kam qëndruar 15 minuta deri ka hi flaka shtëpisë, atëherë kam thonë ma mirë le të më vrasin , ma mirë po dal në oborr, deshti zoti ata ikën, që sa ma shpejtë me vra njerëz të tjerë që më dërgu numrin ushtria”, Gashi.

Gashi kujtimet e asaj dite i ka ende të freskëta, pasi çdo ditë kalon rreth vendit ku ndodhi masakra.

“Për mua nuk ka më ë vështirë për vdekje por çka me bë, ish luftë ajo, dojshin me na marrë shpirtin. Kurrë nuk mundem me harru, sepse unë çdo ditë kaloj andej që me shku në Pejë, qaty i shoh varrezat, por nuk kam çfarë të bëj”, tha Gashi.