250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten

Në fund të tunelit të krizës së Liverpool është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian i hapi rrugën ekipit të “reds” në fitoren kundër Aston Villa me shifrat 2-0, duke realizuar golin e tij të 250-të për klubin.

Ishte shumë e rëndësishme të merrnim fitoren, duke pasur parasysh se kishim pësuar disa humbje në Premier League dhe Champions League”, deklaroi egjiptiani.

Më tej, ai shtoi: “Jam i lumtur që tani jemi rikthyer në rrugën e duhur dhe është një nxitje e madhe para ndeshjeve të rëndësishme. Në mesjavë jemi sërish në Champions“.

Më pas ai pranoi: “Është një sezon shumë i vështirë për ne sepse kemi disa lojtarë të rinj. Ata janë lojtarë të shkëlqyer, por u duhet kohë për t’u përshtatur”.

“Kemi humbur disa lojtarë dhe, siç thashë, duhet kohë që lojtarët e rinj të përshtaten dhe të mësojnë lojën e lojtarëve të tjerë, por gjithçka do të shkojë mirë“, shtoi Salah.

Për shënimin e 250 golave ​​për Liverpool, ai komentoi: “Është një ndjenjë fantastike të shënosh gola për një klub kaq të madh. Është diçka që nuk e marr si të mirëqenë. Jam vërtet krenar dhe i lumtur me këtë arritje.”

The post 250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten appeared first on Telesport.