25 mln euro neto në vit, Coman merr ofertë faraonike në Arabi

Kingsley Coman duket se këtë verë do të shitet në Arabinë Saudite. Al Nassr ka ofruar 30 mln euro për yllin e Bayern dhe klubi gjerman nuk është kundër.

Problemi është vetëm shifra e transferimit. Bayern kërkon 50 mln euro për lojtarin që ka edhe dy vite kontratë në Mynih.

Coman ka marrë ofertë spektakolare nga Al Nassr: kontratë për tre vite, me pagë 20-25 mln euro neto në vit. Pra, gjithsej, 75 mln euro në tre vite, kurse te Bayern paguhet 8,5 mln euro neto në vit.

The post 25 mln euro neto në vit, Coman merr ofertë faraonike në Arabi appeared first on Telesport.