Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dhëna nga personat me nevoja të veçanta, i cili pritet të përfundojë sot dhe më këtë përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ dje ka publikuar të dhënat nga 100% e numërimit të votave të ardhura përmes postës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, proces i cili përfundoi dje.