Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklin.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit janë paraqitur prova, dëshmitarë dhe argumente nga të dyja palët, trupi gjykues ka marrë vendim përfundimtar duke e dënuar të akuzuarin me 24 vjet burgim.
Rasti i Erona Coklit kishte tronditur opinionin publik.










