24-vjeçari lëndohet rëndë në vendin e punës në Mamushë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Mamushës, derisa i lënduari është transferuar për në QKUK.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Gjatë ditës së sotme me datë 28.04.2025, është raportuar se në qytezën e Mamushës, një punëtor, mashkull I lindur në vitin 2001 nga fshati Nagavc, është rrëzuar nga skelet. Policia ka dal në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca e Mamushës, të cilët e kanë transportuar për në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të lëndimeve të rënda. I njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Bytyqi.