,

24 pacientë të shëruar dhe 16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, pas 270 testimeve.

9 raste në Tiranë, një në Shkodër, 5 në Krujë dhe një rast në Berat.

Në total, numri i personave me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 766.

Ndërkohë, 24 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 455.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.

Related Posts