24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë, janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 32 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.

Në ndërkohë, janë raportuar edhe 69 aksidente trafiku me dëme materiale,  raporton .

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 985 tiketa trafiku.

Sa i përket rasteve të arrestimeve, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje./