Kristian Nako, një 23-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.
Raportohet se ai po ngiste një motor, dhe për shkaqe ende të paditura, është përplasur me një kamion-vinxh.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.