22 të dyshuar për manipulim votash në Gjakovë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Sot janë intervistuar 22 persona të dyshuar për manipulim të votave dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi për Ekonomia Online tha se personat dyshohen për veprën “falsifikim i rezultateve të votimit”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, sot ka intervistuar 22 persona. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit” gjatë procesit të fundit për zgjedhjet parlamentare në Gjakovë”, tha ai.