21 vite pas “rrjetës” së parë, Leo Messi rrumbullakos 900 gola në karrierë

Lionel Messi shënoi golin e tij të 900-të në karrierë, duke tundur rrjetën e portës së Nashville me Inter Miami, në ndeshjen e parë të 1/8-ave finale të “Concacaf Champions League”. 38-vjeçari argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të me një gjuajtje të ulët, në këtë duel eliminator të turneut rajonal për klube.

Me këtë gol, “La Pulga” ka shënuar gjithsej 81 herë për Inter Miami që kur iu bashkua MLS më 2023. Messi, 8 herë fitues i “Topit të Artë”, kishte shënuar më parë 672 gola për Barcelonën, 32 për Paris Saint-Germain dhe 115 për kombëtaren argjentinase.

Ky gol i 900-të vjen 21 vite pas golit të tij të parë profesional, të shënuar për Barcelonën në fitoren 2-0 ndaj Albacete më 2005. Rrumbullakimi i këtij rekordi është një moment historik që konfirmon Messin si një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror.

⚽️✨ LIONEL MESSI KA ARRITUR 900 GOLA NË KARRIERË, NË MOSHËN 38 VJEÇARE 🇦🇷
⚽️💙❤️ 672 – Barcelona
⚽️❤️💙 32 – Paris St Germain
⚽️💗🇺🇸 79 – Inter Miami
⚽️🤍💙 – 115 Argjentina
LEGJENDA E LOJËS 👑

 

The post 21 vite pas “rrjetës” së parë, Leo Messi rrumbullakos 900 gola në karrierë appeared first on Telesport.