Ousmane Diomande dhe Oihan Sancet. Këto janë dy objektivat e Manchester United për merkaton e janarit.
I pari, vetëm 21 vjeç, konsiderohet një nga mbrojtësit më premtues në botë. Ruben Amorim ka punuar me të te Sportingu dhe e njeh mirë. Klauzola e tij e largimit është 80 mln euro. Amorim e kërkon sidomos sepse ky lojtar i talentuar përshtatet mirë në sistemin me tre qendërmbrojtës.
Në mesfushë, Oihan Sancet është një tjetër lojtar me premisa për t’u bërë yll botëror. 24-vjeçari luan tek Athletic Bilbao dhe kushton 70 mln euro.
United pret që Diomande të mund të blihet për më pak se klauzola e tij, rreth 50-55 mln euro, kurse Sancet ka shifër të panegociueshme.
The post 21 dhe 24 vjeç, Manchester United bën gati dy blerje për merkaton e janarit appeared first on Telesport.










