2021 gjoba në trafik u shqiptuan gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia ka publikuar raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe s’ka pasur aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, organet e rendit kanë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor.