Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, në Berlin, në ndërtesën e Commerzbank është shënuar 20-vjetori i çlirimit të Kosovës.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin më shumë se 200 mysafirë, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës të akredituar në kryeqytetin e Gjermanisë, përfaqësues të Qeverisë së Gjermanisë nga Zyra e Kancelares Merkel, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe të ministrive të tjera. Të ftuar të veçantë në këtë mbrëmje ishin edhe ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell dhe dhjetëra ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Berlin, si dhe përfaqësues nga Qeveria e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka falënderuar për angazhimin gjerman para, gjatë dhe pas luftës dhe ka thënë që Kosova nuk ka vend më mik në Europë sesa Gjermaninë dhe se për këtë tregon edhe vetë prania e shtetasve të Kosovës në këtë vend.