Të enjtën (nesër) më 18 prill 2019 shënohet 20 vjetori i rënies së Dëshmorëve të Kombit: Enver Tahiri, Januz Jashari, Avni (H) Klinaku dhe Mehdi Fazliu.
Me këtë rast, në përkujtim të tyre, Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë organizuar këto aktivitete:
11:00- Zbulimi i pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorit Enver Tahiri ( në fshatin Stroc).
13:00- Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit ( në fshatin Stanoc i Epërm).
15:00- Akademi Përkujtimore në nderim të katër Dëshmorëve të Kombit (Kalaja e Vushtrrisë).
Dëshmorët: Enver Tahiri, Januz Jashari, Avni (H) Klinaku ishin ushtarë të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së. Kurse, dëshmori Mehdi Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës.