PSG ka barazuar shifrat 2-2 ndaj Tottenham në finalen e Superkupës së Europës. Londinezët po udhëhiqnin të sigurt 0-2 deri në minutën e 85-të, duke qenë vetëm 5 minuta larg triumfit historik, por parizienet barazuan shifrat.
Fillimisht fituesit e Champions League do të ngushtonin shifrat në minutën e 85-të. Kang-in Lee shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Vitinha.
Në minutën e tretë shtesë, PSG barazon shifrat 2-2. Një krosim i bukur i Dembele brenda zonës, aty ishte Goncalo Ramos që shënoi me kokë duke dërguar topin në portën e londinezëve për herë të dytë në pak minuta.
The post 2 minuta larg triumfit, PSG barazon shifrat në frymën e fundit. Finalja shkon në shtesë (video) appeared first on Telesport.