2 javë pas zgjedhjeve, KQZ sot i shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë sot rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave.

Kështu ka njoftuar vetë KQZ-ja përmes një komunikate për media.

Ndryshe zgjedhjet lokale janë mbajtur me 12 tetor. Përderisa në disa komuna ka përfunduar ky proces meqë janë zgjedhur kryetarët, në komuna të tjera do të ketë balotazh për të përcaktuar liderët lokalë, i cili do të mbahet me 9 nëntor.