180 minuta nuk sjellin fitues – Liverpooli dhe PSG do të kërkojnë çerekfinalen në vazhdime ose penallti

PSG ka fituar pas 90 minutash si mysafir i Liverpoolit në ‘Anfield’ me rezultat 1-0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, në përballjen e vlefshme të 1/8 e Ligës së Kampionëve, që fituesin do ta gjejë pas vazhdimeve, ose me penallti.

Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin që rrezikoi në dy raste me Mohamed Salah, por që egjiptiani nuk arriti të shënojë.  

Në anën tjetër, PSG përfitoi nga rasti i parë, me Ousmane Dembelen i cili shënoi nga afër pas një tollovie në zonë (1-0). 

Pas golit të PSG-së, ishte radha e Liverpoolit, me Ibrahima Konaten dhe Digo Jotan, që ishin afër të barazonin shifrat, duke mos gjetur rrjetën. 

PSG e mbylli pjesën e parë më mirë, me Dembelen dhe Khvicha Kvaratskhelian, që tentuan të shtonin epërsinë e parisienëve.  

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli arriti të shënojë me Dominik Szoboszlai, por u anulua për shkak të një pozite jashtë loje gjatë aksionit. 

Liverpooli kishte edhe dy raste të tjera, me Luis Diaz dhe Mohamed Salah, por që nuk gjetën rrjetën. 

Në fund, Jarell Quansa i Liverpoolit dhe Khvicha Kvaratskhelia i PSG-së, kishin nga një rast që quan huq, duke mos ndryshuar shifra. 

Duke mos sjell raste të tjera në pjesën e mbetur, skuadrat shkuan në pushim, ku do ta kërkojnë fituesin në vazhdime, apo penallti.