18 vjet më parë SHBA-ja njohu Pavarësinë e Kosovës, Ambasada kujton një deklaratë të Sekretares Rice

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot 18 vjet më parë, njohu zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, pozitivisht reagoi ndaj kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy shteteve.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kujtuar edhe deklaratën e atëherë sekretares Rice.

“Teksa Kosova nis jetën si shtet i pavarur, SHBA-ja është e përkushtuar që të vazhdojë të jetë mikja dhe partnerja e saj e afërt”, kishte deklaruar Rice më 18 shkurt 2008.