Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu, mundi më në fund ta fitojë apelin, duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.
Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.
Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka.”
Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in.
Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.