Janë mësuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë Real Madrid dhe Bayern Munich, në përballjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, e para për çerekfinalet e Champions League.
Për madrilenët mungojnë për shkak dëmtimesh Thibaut Courtois, Ferland Mendy dhe Rodrygo, ndërsa bavarezët vijnë me kapacitet të plotë për këtë takim.
Arbeloa ka befasuar jo pak me formacionin zyrtar, ku bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit 18-vjeçar Thiago Pitarch, ndërsa Jude Bellingham e nis nga stoli. Pjesa tjetër nuk ka surpriza.
Ndërsa dilema e vetme për bavarezët në këtë takim lidhej me Harry Kane, por anglezi ka lënë pas shqetësimet fizike dhe do ta nisë nga minuta e parë.
BAYERN XI: Neuer © – Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić – Kimmich, Pavlović – Olise, Gnabry, Luis Díaz – Kane
REAL MADRID XI: Lunin – Trent, Rüdiger, Huijsen, Carreras – Valverde ©, Thiago Pitarch, Tchouaméni – Arda Güler – Mbappé, Viní Jr
The post 18-vjeçari Pitarch nga minuta e parë, Bellingham nga stoli. Real M-Bayern, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.









