16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham (video)

Leicester është mundur 2-1 nga Preston, në ndeshjen e javës së dytë në Championship. Ajo që e bën të veçantë këtë ndeshje është goli i barazimit të përkohshëm për Leicester, shënuar nga talenti Jeremy Monga.

Ai është vetëm 16 vjeç dhe me golin e shënuar sot ka shkruajtur emrin në historinë e futbollit anglez. Jeremy Monga bëhet lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në historinë e Championship. SHIKOGOLIN

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jude Bellingha, 16 vjeç e 63 ditë, ndërsa Jeremy Monga është vetëm 16 vjeç e 37 ditë. Talenti i ri i Leicester konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe shumë shpejt, ndoshta që në merkaton e janarit, pritet transferimi i tij te ndonjë klub i madh.

Leicester shihet si një nga ekipet favorite për t’u rikthyer në fund të këtij sezoni në Premier League dhe ndoshta përvoja e fituar këtë sezon, mund ta ndihmojë shumë Jeremy Monga, para se të transferohet te një klub tjetër.

The post 16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham (video) appeared first on Telesport.