,

16 pacientë në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht siç njofton ky spital po trajtohen 53 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Ndërsa 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore.

206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja.

Related Posts