16 kompani humbin lejet e importit të kafshëve – dyshime për falsifikime dhe evazion fiskal (EMRAT)

Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë ushqimore dhe parandalimit të abuzimeve në tregtinë me kafshë të gjalla. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi më 18 prill se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar përkohësisht lejet e importit për 28 operatorë ekonomik, pas dyshimeve për përdorim të dokumenteve të falsifikuara gjatë proceseve të importit nga vendet e Rajonit dhe Bashkimi Evropian.

Veriu.info ka siguruar emrat e 16 kompanive nga 28 sosh, që u janë pezulluar lejet e importit (sapo të na jep qasje AUV do t’i publikojmë listën e plotë):

Elvis Lina Sh.P.K., Pronarë: Bislim dhe Ifran Spahiu; Adresa: Podujevë

Luka Company Sh.P.K.; Pronar: Arif Spahiu; Adresa: Podujevë

ERDA Com Sh.P.K.; Pronarë: Halim, Agon e Nexhmije Qerimi; Adresa Podujevë

Agro Bulls Sh.P.K.; Pronar: Skender Qerimi; Adresa: Podujevë

EURO NUSHI Sh.P.K.; Pronar: Mirset Ajeti; Adresa: Ferizaj

Beesi FB Group Sh. P.K.; Pronar: Besim Bunjaku; Adresa: Vushtrri

MELI Sh.P.K.; Pronar/aksionar: Meli Holding (Ramadan Bunjaku, Mensur Bunjaku e Besim Bunjaku); Adresa: Sallabajë – Podujevë

Buquku Sh.P.K.; Pronar: Jeton Buquku; Adresa: Pejë

FRON Sh.P.K.; Pronar: Mustafë Halili, Adresa: Prishtinë

Hudea Sh.P.K.; Pronar: Valmir Humolli; Adresa: Podujevë

Erijoni Group Sh.P.K.; Pronar: Mirsad Bunjaku; Adresa: Podujevë

DIBRANI COMPANY Sh.P.K.; Pronar: Dibran Gashi; Adresa: Suharekë

REISA 2022 Sh.P.K.; Pronar: Sheqir Humolli; Adresa: Prishtinë

NARONI BULLS Sh.P.K.; Pronar: Shaban Bici dhe Shkurte Bici; Adresa: Podujevë

AJLA 2021 Sh.P.K.; Pronar: Shaban Rrahimi: Adresa: Podujevë

LEARTI – H Sh.P.K.; Pronar: Negjmedin Haskaj; Adresa: Istog

Gezimi Mall Sh.P.K.; Pronar: Gëzim Bajrami; Adresa: Podujevë

Veriu.info ka dërguar pyetje në e-mail e numra telefonik të të gjitha kompanive të apostrofuara më sipër, për të kërkuar përgjigje për arsyen e pezullimit të lejeve të importit për kafshë të gjalla nga vendet e rajonit dhe BE, por përgjigje kemi marrë vetëm nga Buquku Sh.P.K. dhe Luka Company Sh.P.K.

Në pjesën e dytë të artikullit që do të pubkikohet sonte, mund të lexoni përgjigjet e kompanisë Buquku Sh.P.K., Luka Company Sh.P.K. dhe përgjigjen e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, ku kuptohet se si postimi i ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ishte vetëm për konsum ditor, ani pse ai në postim thoshte se s’po ka interesim nga mediat për këtë ‘angazhim’.