150 mijë euro për vrasjen e shqiptarit në Itali, arrestohet në Dubai Altin Sinomati

Altin Sinomati, shtetas shqiptar, u arrestua në Abu Dhabi nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianica, në Romë.

Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Drejtorisë Anti-Mafia e Distriktit të Romës, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Sinomati akuzohet se ka dhënë urdhrin për eliminimin e Shehaj nga Raul Esteban Calderon (i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitellit), duke i dorëzuar fizikisht atij shumën prej 150 mijë eurosh si kompensim për ekzekutimin.

Për krimin në fjalë, Calderon si autor dhe Giuseppe Molisso si bashkëpunëtor janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në shkallën e parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinones.