Edhe pse ka një kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2027, Harry Kane mund të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni, sipas klauzolës së nënshkruar mes palëve në momentin e transferimit nga Tottenham.
Megjithatë, bavarezët nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë filluar të shqyrtojnë alternativa të ndryshme, për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Harry Kane. Emri i parë në listë është Victor Osimhen, nigeriani po shkëlqen te Galatasaray, ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje dhe ka tri asiste.
27-vjeçari duket profili ideal për sulmin e Bayern-it, por largimi i tij nga Galatasaray nuk do të jetë aspak i lehtë. Osimhen është në kontratë me klubin nga stambolli deri në vitin 2029 dhe mënyra e vetme për të lejuar largimin është një ofertë ekonomike 100 milionë euro.
The post 15 gola në 22 ndeshje, Bayern piketon pasardhësin ideal të Harry Kane. Një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim appeared first on Telesport.










