14 trepikësha radhazi, rekord nga Aldridge dhe fitore e Spurs në ndeshjen kundër Oklahoma

San Antonio Spurs dhe Oklahoma City Thunder kanë zhvilluar mbrëmë një nga ndeshjet më interesante viteve të fundit.
Skuadrave u nevojiten dy vazhdime nga pesë minuta për të vendosur fituesin e këtij takimi dramatik.
Ishte skuadra e San Antonio Spurs që në fund triumfoi ndaj Oklahomas, me rezultatin 154:147.
Spurs ishin thjeshtë të jashtëzakonshëm në këtë përballje. Ata në fund të çerekut të parë filluan një seri ku shënuan plotë 14 tre pikësha radhazi.
Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe qendra e San Antonio, LaMarcus Aldrige, i cili vendosi rekord personal me 56 pikë të shënuara.
Kjo është fitorja e 25 e San Antonios, krahas 18 humbjeve në 43 ndeshje të luajtura këtë edicion.
Oklahoma në anën tjetër kanë gjithashtu 25 fitore, por regjistrojnë vetëm 16 humbje me dy ndeshje më pak.