Dy grabitje të armatosura brenda 24 orëve në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy grabitje të armatosura. Të dy grabitjet kanë ndodhur nën kërcënimin e armës, në dy lokale, nga ku janë vjedhur para.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Taulantia” Prishtinë, një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, ka ardhur një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, ku nën kërcënimin e armës-revole, i kishte grabitur para të gatshme në shumën prej 200 (dyqind) € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Rasti i lartcekur është iniciuar me vendim të prokurorit”, tha policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, po ashtu, në Prishtinë.

“Viktima ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dyshohet të ketë qenë AK-47 dhe tjetri pistoletë, nën kërcënimin e armëve, viktimës ia kanë grabitur para të gatshme në shumën prej 270 (dyqindeshtatëdhjetë) € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore”, tha policia.