Prokuroria Speciale njofton se ka arrestuar B.K, nën dyshimin se drejtonte autobusin në të cilin u gjenden 120 kg substanca narkotike.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” – njofton Prokuroria.
“I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, njofton Prokuroria.











