120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, aktakuzë ndaj dy personave në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë të Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin.

Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.