12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 533 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 12 persona si pasojë e COVID-19, duke e çuar në 2,746 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Atje janë shënuar edhe 533 raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 696 qytetarë, numri total i të shëruarve ka arritur në 160 mijë që nga fillimi i epidemisë.