12 persona intervistohen për dyshimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit

12 persona janë intervistuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të 2025-ës, shtatë prej tyre të Qendrës së votimit në Vushtrri dhe pesë të qendrës së votimit Skenderaj.

Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.