12 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve KQZ mblidhet për “zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të martën në orën 14:00 për të vendosur për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 28 dhjetor 2025.

Në mesin e tyre është rekomandimi për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhet me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 28.12.2025.

Presidentja e Kosovës, Osmani më 20 nëntor ka shpallur datën e zgjedhjeve dhe është e çuditshme se si KQZ vendos për këtë temë kyçe të procesit zgjedhor 12 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve.

Gazeta Nacionale merr vesh se në procedura emergjente përfshihet shtypja e fletëvotimeve, materialet për votim jashtë Kosovës, shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës, pakot e trajnimit, transporti i materialit zgjedhor, kabinat e votimit, vulat e zgjedhjeve, e shumë të tjera.

Ky është rendi i plotë për mbledhjen e sotme të KQZ-së:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ:

2.1. Rekomandimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative;

2.2. Rekomandim për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.

3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/ formave zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.

4.Të ndryshme.