12 deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend.
Pasi morën mandatin nga KQZ si pasojë e vakancave të krijuara aps dorëzimit të mandatit nga deputetët e PD dhe LSI, sot në Kuvend u betua kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, qarku Tiranë, Selami Jenisheri.
Kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Besnik Troplini.
Kandidatja e radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, Suzana Topi.
Gjithashtu u betua edhe kandidati i radhës në listën shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, Krenar Rryçi.
Kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Kostaq Papa.
Kandidati i radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Halit Valteri.
Kandidati i radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, Vasil Strejovski.
Kandidati i radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, Edmond Stojku.
Gjithashtu pas vakancave të krijuara prej dorëheqjes së disa deputetëve të PS pasi kandidojnë si kryetarë bashkie, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit, 4 kandidatë ve nga listat shumë emërore të PS.
Kështu sot në Kuvend u betua kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, Eljo Hysko.
Kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, Adriana Jaku.
Kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, Florenc Spaho.
Kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, Ardit Konomi.
Pas betimeve të sotme numri i deputetëve në Kuvend shkon në 121./atsh