113-vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ka nderuar kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH-it.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite|.

“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.

“Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

Ai njëherësh ka shfaqur mirënjohje për çdo pjesëtar të ushtrisë.

“ Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH! ”, shkruan I pari I Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.