Bayern po përgatit një verë me lëvizje të mëdha në merkato, ku disa emra të rëndësishëm pritet të largohen për të ristrukturuar organikën dhe për të krijuar hapësirë financiare.
Në listën e daljeve përfshihen Rafael Guerrero, Kim Min-jae, Sascha Boey, Leon Goretzka, Nicolas Jackson, Bryan Zaragoza dhe portieri Alexander Nübel, aktualisht i huazuar. Nga këto shitje, klubi bavarez synon të arkëtojë rreth 80 milionë euro.
Nëse këtij plani i shtohet edhe shitja e mundshme e mesfushorit João Palhinha, gjithashtu i huazuar, të ardhurat totale mund të shkojnë në rreth 110 milionë euro, duke i dhënë drejtuesve hapësirë të konsiderueshme për investime strategjike.
Me këtë buxhet të krijuar nga largimet, Bayerni pritet të ndërhyjë në tre reparte kyçe të skuadrës: një qendërmbrojtës për të forcuar prapavijën, një mbrojtës të djathtë për më shumë stabilitet dhe thellësi në krah, si dhe një sulmues të majtë për të rritur kreativitetin dhe rrezikshmërinë në fazën ofensive.
Objektivi është ndërtimi i një ekipi më të balancuar dhe konkurrues, që të rikthehet dominues jo vetëm në Gjermani, por edhe në arenën europiane.
The post 110 mln euro arkëtim nga shitjet, Bayern përgatit 3 ndërhyrje në merkaton e verës appeared first on Telesport.










