Kosova ka një tjetër yll. ‘Zëri i Polonisë për fëmijë’ për vitin 2020, këtë e dëshmojë me përformancën e saj të parë me këngën e Demi Lovatos “Stone Cold” përpara publikut, ELIZA XERXA.
Është 11 vjeçare e lindur dhe rritur në Poloni në qytetin Czestochowa, por me origjinë nga Kosova, më saktë nga Gjakova.
Frikë?! Për të, kjo fjalë nuk ekziston! Mahniti jurinë me reshtat e parë të këngës, me një vokal të pastër si kristal, të gjithë u ngritën dhe duartrokitën në këmbë.
Lot?! Po lotët e tradhtuan, pasi nuk i mbajti dot emocionet në fund të përformancës.
Njëmbëdhjetë vjeçarja shqiptare, është favorite për të fituar edicionin e sivjetëm të “The Voice Kids 3” në Poloni, transmeton Radio 1.
Për më shumë shikoni paraqitjen e Elizës:
https://youtu.be/_Y0J-vlAuA8