Faza kualifikuese për Botërorin 2026 ka përfunduar. Për herë të parë, në fazën finale të këtij kompeticione do të jenë 48 kombëtare, por kjo nuk i shmang mungesat e dhimbshme. Ky është një top-formacion i yjeve mbi 25 vjeç, që nuk do të marrin pjesë në Botërorin e verës së ardhshme, me vlerë totale mbi 400 milionë euro.
Portier:
Giorgi Mamardashvili (Georgia) – 28 mln €
Mbrojtës:
Jaka Bijol (Slloveni) – 18 mln €
Edmond Tapsoba (Burkina Faso) – 35 mln €
Jay Idzes (Indonezi) – 7.5 mln €
Mesfushorë:
Dominik Szoboszlai (Hungari) – 85 mln €
Manor Solomon (Izrael) – 14 mln €
Savarino (Venezuelë) – 10 mln €
Bryan Mbeumo (Kamerun) – 70 mln €
Sulmues:
Dusan Vlahovic (Serbi) – 35 mln €
Vangelis Pavlidis (Greqi) – 35 mln €
Victor Osimhen (Nigeri) – 75 mln €
Këta lojtarë, të suksesshëm në klubet e tyre dhe me vlerë të lartë tregu, do të mungojnë për arsye kualifikimi, duke lënë boshllëqe të mëdha në edicionin historik të 48 skuadrave. Prej tyre, ende e ka një shans Dominik Szoboszlai (Hungari), sepse do të tentojë përmes “play off”-it të muajit mars për të qenë në Botërorin 2026.
The post 11-shja spektakolare me vlerë 400 milionë euro, që nuk do të jetë në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.











