Kylian Mbappé konfirmohet protagonist absolut i Champions League 2025-2026. Me dopietën ndaj Monaco, në fitoren e bujshme 6-1 të Real Madridit, ylli francez e çoi në 11 numrin e golave të shënuar në vetëm 6 ndeshje, duke u shkëputur nga Harry Kane, i cili pavarësisht një dopiete mbetet 4 gola pas.
Pasi mungoi në javën e gjashtë, Mbappé kishte mahnitur më herët kundër Olympiacos, ku shënoi 4 gola, përfshirë “hat-trick” e dytë më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Në fillim të sezonit, 3 golat e parë erdhën nga penalltia; 2 ndaj Marseille dhe një kundër Kairat Almaty, përpara se të shënonte 2 gola nga loja për të kompletuar “hat-trick” e parë të fazës së grupeve 2025-2026.
Pas tij renditet Harry Kane, i cili u rikthye te goli me një dopietë ndaj Union Saint-Gilloise. Me nga 6 gola janë Anthony Gordon (Newcastle), Erling Haaland (Manchester City) dhe Victor Osimhen (Galatasaray), secili me ecuri të ndryshme gjatë fazës së grupeve.
The post 11 gola në 6 ndeshje, Mbappé dominon renditjen e shënuesve më të mirë të Champions-it appeared first on Telesport.










