Ju jeni një vajzë e bukur, e sjellshme, e zgjuar , me një familje të mirë dhe me një punë të mirë por sërish e keni të vështirë të gjeni një partner ose thjesht nuk dëshironi ta keni një të tillë.
Shumë prej vajzave që kanë këto karakteristika e kanë të vështirë të gjejnë një partner dhe preferojnë të qëndrojnë vetëm për shumë vite, por jo më kot.
Për këtë sigurisht që ka disa arsye, të cilat i mbajnë këto vajza larg djemve apo partnerëve të jetës.
– E dashurojnë pavarësinë e tyre.
– Kanë filluar të respektojnë lirinë e tyre dhe kohën e lirë më shumë se çdo gjë tjetër.
– Gratë beqare janë më të forta emocionalisht dhe çdo gjë e lidhin me logjikën.
– Ju pëlqejnë më shumë marrëdhëniet kalimtare pasi nuk duan të kenë impenjime.
– Kanë standarte të larta, të cilat janë të paktë meshkujt që i plotësojnë.
– Djemtë i kanë frikë vajzat e zgjuara dhe të bukura.
– Këto vajza nuk besojnë tek përrallat me “Princ të kaltër”.