Një grua 100-vjeçare nga Fushë Kosova nuk ka arritur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas deklaratës së djalit të saj, asaj nuk iu lejua të votojë për shkak të mungesës së një asistenti që do ta ndihmonte gjatë procesit të votimit, transmeton Klankosova.tv.
“Nëna është e lindur në vitin 1931, mirëpo është më vonë e regjistruar, i ka 100 vjet. Është e aftë, por nuk di të shkruaj. Një Alija që ishte në komision tha se nuk ka të drejtë të votojë pa e sjellë një asistent. Unë i thashë që do të votoj për nënën time, sepse askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë djali i saj për RTV21.
The post 100-vjeçarja nga Fushë Kosova nuk lejohet të votojë appeared first on Klan Kosova.








