100 për qind kamatë mujore, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimet për fajde.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ngarkuar kamatë mujore prej 100 për qind ndaj viktimës, thuhet në raportin e Policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.