Fondacioni “Drejtësi për Futbollistët” (JfP) ka depozituar një padi kolektive kundër FIFA-s, në emër të mijëra futbollistëve, si vazhdim i çështjes së Lassana Diarra, i cili fitoi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë ndaj FIFA-s.
Çfarë ka ndodhur? Sipas vendimit të Gjykatës së BE-së, rregullorja e FIFA-s ka shkelur rëndë të drejtën e konkurrencës dhe lirinë e qarkullimit të punëtorëve në BE, duke mos lejuar futbollistët të ndërpresin kontratat e tyre në mënyrë të njëanshme pa arsye të forta.
Pasojat? U hap rruga për një padi kolektive në shkallë europiane kundër FIFA-s dhe federatave kombëtare. Në këtë padi do të përfaqësohen të gjithë futbollistët profesionistë që nga viti 2002 e deri më sot, të cilët janë ndikuar negativisht nga këto rregulla. Vlerësohet se mund të jenë deri në 100.000 lojtarë të prekur.
Nëse kjo padi pranohet dhe fiton, mund të shkaktojë ndryshime rrënjësore në mënyrën si funksionon transferimi dhe ndërprerja e kontratave në futbollin europian. Tashmë përballja ligjore epokale ka marrë rrugë, FIFA është në qendër të stuhisë.
The post 100 mijë lojtarë të prekur, depozitohet padia epokale ligjore ndaj FIFA-s appeared first on Telesport.










