Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për studentët, duke e quajtur atë si një veprim me prapavijë politike.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Retkoceri tha se kjo masë synon të ndikojë në votuesit para balotazhit të së dielës.
“100 euroshi i ndarë në këtë kohë nuk i bën mirë demokracisë dhe është tendencë për të blerë vota në prag të balotazhit”, u shpreh ai.
Retkoceri kujtoi se veprime të tilla janë parë edhe më herët.
“Këso veprime ka pasur edhe në të kaluarën. Është një formë klasike e korruptimit të votuesve. Këto 100 euro unë do t’i quaja lemoshë, sepse ata që studiojnë nuk mund të zgjidhin asgjë me këtë shumë që kryeministri e ndan në këtë formë”, deklaroi ai












