Merkato e verës së ardhshme duket se do të jetë shumë e “nxehtë” dhe protagonistët kryesorë mund të jenë qendërmbrojtësit. Të paktën 10 prej tyre iu mbaron kontrata me klubet aktuale në fund të këtij sezoni dhe nga vera e ardhshme mund të transferohen si lojtarë të lirë.
Ibrahima Konate, 26 vjeç. Francezi do të largohet nga Liverpool, ekipet e interesuara për të janë Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe PSG.
Dayot Upamecano, 26 vjeç. Francezi nuk ka pranuar të rinovojë me Bayern, pasi kërkon rritje rroge. Destinacioni i ri mund të jetë: Real Madrid, Barcelona ose Chelsea.
Marc Guehi, 25 vjeç. Anglezi ishte shumë pranë zyrtarizimit te Liverpool në orët e fundit të merkatos së verës, por dështoi finalizimi i marrëveshjes. Për të ka interes të madh në Premier League nga klube si Liverpool, City dhe United. Po ashtu e duan edhe në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona.
Marcos Senesi, 28 vjeç. Argjentinasi pritet të largohet nga Bournemouth, për të ka interes nga Inter dhe Atletico Madrid.
Antonio Rüdiger, 32 vjeç. Për gjermanin ka interes të madh nga klubet arabe. Eric Garcia, 24 vjeç. Spanjilli është shumë i rëndësishëm për Hansi Flick, por deri tani nuk ka ardhur rinovimi. Chelsea po ndjek situatën e tij me shumë interes.
John Stones, 31 vjeç. Anglezi pritet ta mbyllë me Man. City-n dhe Europës, e ardhmja në MLS ose në Arabinë Saudite.
Harry Maguire, 32 vjeç. Për anglezin ka interes brenda Premier League. Andreas Christensen 29-vjeç. Për danezin ka interes nga klubet e mëdha të Serie A, Juventus, Roma, Inter dhe Milan. Niklas Süle, 30 vjeç. Për gjermanin ka interes brenda Bundesligës dhe në MLS.
The post 10 qendërmbrojtësit e njohur që mund të transferohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni appeared first on Telesport.