Arsenali dëshiron 10 milionë euro në mënyrë që ta lë të shkojë Laurent Koscielny-n gjatë këtij afati kalimtar, raporton The Evening Standard.
Koscielny ka refuzuar që të udhëtojë me Arsenalin në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i interesuar që të kthehet në Francë.
Bordeaux, Lyon dhe Rennes janë mes skuadrave të interesuara në shërbimet e 33 vjeçarit, por Arsenali nuk do ta lë të shkojë pa u paguar shuma e caktuar.