Puna në Aerportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon me intensitet të shtuar.
Sezona e verës po shënon rekorde, sa i përket fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve.
Java e 30-të e vitit në këtë aeroport veçohet me 500 fluturime e me 10 mijë udhëtarë në ditë, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, një fluks i madh bashkëatdhetarësh edhe këtë vit kanë zgjedhur trafikun ajror, derisa po aterojnë në Prishtinë. E ky fluks, pritet të rritet edhe ditëve në vijim.
Përderisa në Aeroporti i Prishtinës maksimumin e udhëtarëve për një ditë të vetme e kishim 14,390 (04.08.2018), ai i Frankfurtit ka shënuar rekordin e ri të udhëtarëve të shërbyer në një ditë të vetme, me 30 Qershor 2019 ka arritur shifrën 241,228 udhëtarë!