10 klubet që fituan më shumë nga merkato e verës, surpriza më e madhe mban emrin e Bournemouth

Tashmë që afati kalimtar i merkatos është mbyllur, kanë filluar të bëhen analizat e plota, për shpenzimet që kanë bërë ekipet, por edhe për fitimet.

Në 10 klubet që kanë fituar më shumë nga shitjet në merkaton e verës që u mbyllë më 1 shtator, 7 ekipe janë angleze, ku sigurisht udhëheq Chelsea, ndërsa surpriza quhet Bournemouth, që ka fituar 238 milionë euro.

Më pas tre vendet e tjera plotësohen nga dy ekipet e Bundesligës, Leverkusen dhe Leipzig, ndërsa Serie A përfaqësohet me Milanin. La Liga dhe Ligue 1 nuk kanë asnjë ekip në top 10 vendet e para.

1) Chelsea: €332.25M

2) Bournemouth: €238.41M

3) Bayer Leverkusen: €229.5 M

4) Liverpool: €219.5M

5) Newcastle United: €176M

6) AC Milan: €169.3M

7) RB Leipzig: €160.1M

8) Brentford: €155.3M

9) Brighton: €155M

10) Wolverhampton Wanderers: €147.5 M.

The post 10 klubet që fituan më shumë nga merkato e verës, surpriza më e madhe mban emrin e Bournemouth appeared first on Telesport.