10 gola në 9 ndeshje të La Liga-s, vetëm CR7 ka bërë më mirë se Mbappé te Real Madridi

Kylian Mbappé po dominon fillimin e sezonit me Real Madridin. Sulmuesi francez shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Getafe, duke arritur në 10 gola në 9 ndeshje të La Liga-s. I shërbyer nga Arda Güler, Mbappé finalizoi me një goditje të bukur teknike, duke shtuar 3 pikë të rëndësishme dhe rikthyer Realin në krye të renditjes.

Me këtë arritje, ai bëhet lojtari i parë i Real Madridit që arrin 10 gola kaq shpejt, që nga kohët e CR7 në sezonin 2014-2015, kur portugezi kishte 17 gola në këtë pikë të sezonit. Ronaldo e përfundoi atë sezon me 48 gola, shumë më tepër se sa Mbappé pritet të arrijë, por kjo “paralele” nënvizon ndikimin e francezit te “Los Blancos”.

Mbappé po ofron performanca të larta në të gjitha garat, duke shënuar në 11 ndeshjet e fundit me Real Madridin dhe kombëtaren franceze, përveç ndeshjes me Mallorca. Ritmi i vazhdueshëm dhe ndikimi në momentet vendimtare e konfirmojnë si lider teknik, simbol të Real Madridit. Me golat e tij synohen objektivat në La Liga dhe Champions League.

 

The post 10 gola në 9 ndeshje të La Liga-s, vetëm CR7 ka bërë më mirë se Mbappé te Real Madridi appeared first on Telesport.