Papa Françesku, udhëheqësi i ndjerë i Kishës Katolike dhe një nga figurat më të njohura në botë, ishte jo vetëm një figurë shpirtërore, por edhe një njeri me një histori dhe personalitet të jashtëzakonshëm. Me një stil të thjeshtë jetese dhe një qasje progresive ndaj besimit, ai ka lënë një gjurmë në botën moderne. Por si arriti ai të bëhej një papë i dashur dhe i respektuar? Ja disa fakte interesante dhe të pabesueshme që ndoshta nuk i dini për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta të hënën (21 prill), si pasojë e një goditjeje në tru.
1. Papa Françesku ishte Papa i parë jezuit.
2. Papa i parë nga Amerika Latine (lindur në Buenos Aires, Argjentinë; emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio).
3. Papa i parë që u shpall nga Time Magazine si “Personi i Vitit” në një kohë të shkurtër në detyrë.
4. Papa i parë jo-europian pas më shumë se 1,000 vjetësh.
5. Papa Françesku u trajnua si teknik kimik, dha mësime letërsie dhe psikologjie në Immaculate Conception College në Santa Fé.
6. Kishte qejf fotot selfie.
7. Kishte vetëm një mushkëri, pasi një pjesë të mushkërisë tjetër e kishte hequr që në rini.
8. Papa i parë që doli në kopertinën e Rolling Stone.
9. Dikur, kishte një motor Harley Davidson, të cilin e shiti për të ndërtuar një hostel dhe një kuzhinë për të varfërit.
10. Papa puthi këmbët e të burgosurve, për të kujtuar pasionin e Krishtit. Gjithashtu lau këmbët e grave dhe muslimanëve.
11. Papa i parë që hoqi dorë nga automjeti i sigurt i Papës.
12. Papa Françesku i ofroi mbështetje një gruaje të përdhunuar, pasi lexoi letrën e saj. Ai i kushtonte goxha kohë nga dita e tij njerëzve të thjeshtë, e sidomos atyre me vështirësi.
13. Papa i ndjerë nuk i shihte shtrembër ateistët e as i nxiste të krishterët të kishin urretjeje kundrejt tyre.
14. Papa respektonte fetë e tjera dhe besonte se në një formë ose në një tjetër, të gjithë besojmë në Zot. Ai inkurajonte të krishterët dhe muslimanët të jetojnë dhe punojnë së bashku.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në shtator të 2014-ës, shprehu admirim për Shqipërinë, si një nga vendet për t’u marrë shembull për bashkëjetesën fetare: “Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera.”